Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev i telefonoi Presidentit të Kazakistanit Kasëm Xhomart Tokayev.

Aliyev e uroi Tokayevin me rastin e ditëlindjes së tij, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në detyrën e tij si president. Ai theksoi se nën udhëheqjen e Tokayevit, Kazakistani po zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe po rrit autoritetin e tij në arenën ndërkombëtare.

Presidenti i Kazakistanit Kasëm Xhomart Tokayev falënderoi për vëmendjen dhe urimet.

Gjatë bisedës, të dy liderët shprehën kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik të bazuara në miqësi dhe vëllazëri mes dy vendeve.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp