Macron: Franca e mbështet popullin sirian
Paris, 23 Qershor (Hibya) – Presidenti i Francës Emmanuel Macron deklaroi se Franca e mbështet popullin e Sirisë në luftën kundër terrorizmit dhe për rikthimin e paqes.
Presidenti Macron e quajti "të poshtër" sulmin terrorist ndaj Kishës së Shën Eliasit në kryeqytetin sirian, Damask.
Ai shprehu solidaritet me familjet e të vrarëve dhe të plagosurit, duke thënë: “Franca e mbështet popullin sirian në luftën kundër terrorizmit dhe në përpjekjet për kthimin e paqes.”
Albania News Agency Albania News Agency